Haraqija: LDK ka me i fitue zgjedhjet! Por, nese fiton PDK, asaj i bashkohen VV, AAK dhe NISMA

Astrit Haraqija ka rrefye gjane e gjate ne Rrokum Roll per aktualitetin politik ne vend, kohen e Rugoves, Sali Berishen, zgjedhjet e ardhshme, reflektimin qe ka ba LDK ne qeverisje, PDK, AAK, por edhe pamundesine e Kadri Veselit qe, simbas tij, nuk mundet me dergue vendin ne zgjedhje kur t’i teket atij.

Ai ka thane se qysh ne vitin 2005 ka pase me u shpalle pamvaresia e Kosoves, por simbas tij, asht tentue me çdo kusht qe kjo shpallje mos me u ba nga Ibrahim Rugova.

Haraqija ka kallxue edhe rreth te vertetes se perpjekjes per atentat ndaj Rugoves, por edhe rreth ardhjes se Solanes ne Kosove.

Astriti po ashtu ka rrefye edhe lidhjet e Ibrahim Rugoves me Shqipnine, e konkretisht me Sali Berishen, tue thane se Rugova prej vitit 1995 ka pase vetem raporte zyrtare me Sali Berishen.

Haraqija kallxon qysh ne ate kohe, shume nderskambca kane ardhe prej Shqipnie, dhe se ideja ka qene qe ata me ba punen e vet e na tanen, mirepo Sali Berisha ka pase pretendime, njisoj si Rexhep Qosja, me un quejt ‘baba i kombit’.

Haraqija ka fole po ashtu edhe per zgjedhjet ne vend, tue thane se Kadri Veseli as nuk asht Jezus, e as Hazreti Muhamed me e çue vendin ne zgjedhje vete, pa pase ndikim LDK.

Ai ka thane se nese vendi shkon ne zgjedhje, LDK ka me i fitue zgjedhjet, tue qene i sigurt se ne zgjedhjet lokale ky subjekt ka me kthye Prishtinen, por edhe Prizrenin.

Simbas tij, LDK ka me i fitue zgjedhjet, por ai ka thane se nese fiton PDK, asaj kane me ju bashkue subjektet e tjera si Vetevendosje, AAK dhe NISMA.