Haraqija: Qe kush e ndali shpalljen e Pamvarësisë në 2005, dhe cila asht e verteta e atentatit ndaj ish-Presidentit Rugova dhe ardhja e Solanës!

Krejt loja asht ba që Rugova mos me shpallë Pamvarësinë e Republikës

 

Astrit Haraqija nga LDK ka kallxue per here te pare ne Rrokum Roll, me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum, se kush e ka ndale shpalljen e pamvaresise ne vitin 2005.

Haraqija po ashtu ka fole edhe per liderin historik te LDK’s Ibrahim Rugoven, tue e kallxue te verteten edhe rreth atentatit te tij dhe ardhjes se Havier Solanes ne ate kohe.

Ai tha se ne Kosove, njisoj si ka ndodhe ne Kroaci para 20 vjete, ashtu ka ndodhe edhe ne Kosove per Gjykaten Speciale.

Ai ka mohue se LDK ka ba dosje per shqiptaret najhere, tue thane se tash e tutje kemi me pa kush ka ba dosje ne Kosove.