Harta e kercënimit terrorist. Kosova e ekspozuene ndaj rrezikut!

harta

Mbas sulmeve të Brukselit, Ministria e Jashtme britanike ka skicu nji hartë, nepërmjet të cilës ngjyrat flasin për rrezikun e kercënimit terrorist në botë.

Shqipnia asht në grupin e vendeve me nivelin ngjyrë portokalli, çka flet për nji rrezik të fshehun, por jo potencial.

4 asht niveli ma i naltë i kercënimit, ndërkohë që vendi ynë mban indeksin 2.

Simbas hartës, Shqipnia dhe Serbia janë ma pak të ekspozueme në rajon ndaj sulmeve terroriste.

Kosova, Greqia, Maqedonia dhe Bosnja kanë ngjyrën e kuqe, ose ndryshe nivelin 3 të kercënimit nga grupet militante.

Ndërsa nuanca ma e errët e ngjyrës së kuqe paraqet vendet me kercënimin ma të naltë terrorist në botë.

Në hartë, kjo ngjyrë dominon tek Franca, Gjermania, Spanja, Turqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Belgjika.

Kjo shpjegon edhe sulmet e fundit të Brukselit që morën jetën e 31 personave.

Ministria e Jashtme britanike e konsideron rrezikun në këto vende si nji kercënim serioz dhe të pashmangshëm, ku shtetasve u sugjerohet të jenë vigjilent dhe të qendrojnë larg vendeve të mbipopullueme, madje rekomandohet edhe shmangia e transportit publik për disa kohë.

Ndërsa përtej oqeanit, kercënimi për Amerikën dhe Kanadanë ka indeksin 3, nji shkallë ma poshtë se shtetet kryesore t’Europës dhe ato të Lindjes së Mesme. /Tch/