Harta e vendeve ku nuk pihet uji: Ky asht qëndrimi për Kosovën!

Në hartat, autore e të cilave asht agjencia Citybase apartments, mundet me u pa se në cilat vende nuk duhet me mendue për përdorimin e ujit nga çeshmet, e në të cilat duhet me ba kujdes.

E si për çudi, në këtë hartë, Kosova asht përfshi te vendet që duhet pasë kujdes nga uji i çeshmeve, mirëpo dihet që uji në vendin tonë pihet gjithandej pa problem.

Agjencia, po ashtu kërkon kujdes nga turistët edhe kur i pastrojnë dhambët, që ujin assesi mos me e pi. Po ashtu, kërkohet kujdes edhe kur freskohen në pishina ose lahen në afërsi të pishinave.

Simbas hartës, uji i çeshmeve nuk ban me u pi, përveç Kosovës, as në Shqipni, Serbi, Armeni, Bosnje, Kroaci, Bullgari, Qipro, Estoni, Azerbajxhan, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Kazakistan, Lituani, Mali i Zi, Rumani, Moldavi, Rusi, Sllovaki, Turqi dhe Ukrainë.

Ndërsa, vendet sigurta janë: Andorra, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Letonia, Luksemburgu, Maqedonia, Malta, Monako, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Spanja dhe Britania e Madhe.
hartat2