Harta interaktive që i kallxon vendet dhe kompanitë e përfshime në “Panama Papers”

Dy kompani shqiptare janë të përfshime në skandalin e njohun si “Panama Papers”, që lidhet me mshefjen e pareve që njerëzit ma të fuqishëm të globit e banin në ato që quhen parajsa fiskale.

Me klikue afër emnit ‘Shqipni’ në hartën e vendeve të përfshime në këtë skandal, jepen të dhanat se janë dy kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh. Emnat e tyre nuk bahen publike në këtë hartë, derisa pritet që me zbulimin e dokumenteve të tjera, të zbulohen edhe detaje të reja në lidhje me përfshimjen edhe të Shqipnisë në këtë skandal.

Nga kjo hartë bahet e qartë se nga Kosova nuk ka firma as persona, ndërsa kjo gja tash për tash vlen edhe për Serbinë.

Hartën me vendet dhe firmat për pastrimin e pareve dhe mshefjen e tatimeve, mundeni me pa në likun ma poshtë.

https://briankilmartin.cartodb.com/viz/54ddb5c0-f80e-11e5-9a9c-0e5db1731f59/public_map