‘Harvey’ then rekordin amerikan me 1.250 milimetra shi për 58 orë

Stuhia tropikale ”Harvey” theu rekordin e reshjeve të shiut në pjesën kontinentale të SHBA’ve, në Pearland, Texas, me 1250 milimetra, njoftoi sot Shërbimi Kombëtar Amerikan i Motit (NWS).

”Kjo sasi shiu ra për 58 orë, që nga e Premtja, kur ‘Harvey’ preku tokën si uragan i kategorisë IV”, tha NWS.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe grueja e tij, Melani sapo kanë mbërri në Texas për me takue përfaqësuesit e organizatave bamirëse dhe për me qenë i pranishëm në operacionet e emergjencës.

Rekordi i maqparshëm ishte 1220 milimetra shi në uragani ”Amelia” që goditi në Korrik të 1978’tës persëri Texasin.