Hasan Preteni: Gati 90 deputete po e fshehin pasuninë

Vetëm dy ditë para përmbylljes së afatit për deklarimin e pasurisë, janë rreth 1300 zyrtarë të naltë nga 4300 gjithsej, që ende nuk e kanë deklarue pasuninë.

Kështu thotë Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni gjatë nji interviste për Televizionin Rrokum, tu’ shtue se në fillimin e javës tjetër ka me i publikue emnat e atyne që nuk e deklaruen pasurinë.

Por simbas Pretenit, këtë obligim po vazhdojnë me e neglizhue sidomos deputetët. Nga 120 deputetë që ka Kuvendi, deri tani vetëm 26 prej tyne e kane deklarue pasuninë.

E derisa duket i vendosun në zbatimin e ligjit, tu’ paralajmërue padi ndaj mosdeklaruesve, Preteni thotë se mundet me ndodhë që formularët e deklarimit të pasunisë me mbrri në Agjencionin që ai drejton, edhe mbas afatit zyrtar.

Procesi i deklarimit të pasunisë për zyrtarët e naltë ka nisë me datë 1 dhe pritet me u mbyllë me 31 Mars, ndërsa me 1 Qershor, Agjenconi Kundër Korrupsionit ka premtue publikimin e listave me pasunitë e deklaruese të zyrtarëve të naltë.