Hasani i bindun se PDK ka me kerkue rishikimin për Demarkacionin

Deputeti i PDK’s, Nait Hasani shpreson se partia ma e madhe në vend ka me kërkue rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

N’intervistën për ‘Epokën e Re’, Hasani ka ba me dije se tash edhe bashkëpartiakët e tij nga rajoni i Dukagjinit e kanë kuptue se versioni aktual i kësaj marrëveshje asht i gabueshëm.

Simbas tij, rishikimi i kësaj marrëveshje dhe shkarkimi i komisionit qeveritar që ka ba demarkacionin ka me ndikue në qetësimin e situatës politike në vend.