Hasani: Koalicionet prishen veç mbas certifikimit të rezultateve (video)

Ish kryetari i Gjykates Kushtetuese te Kosoves, Enver Hasani, i ftuem ne Rrokum Roll te TV Rrokum ka fole per situaten e krijueme mbazgjedhore, mbas rezultateve te para te zgjedhjeve te 11 Qershorit.

Hasani thote se aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese per zgjedhjet e vitit 2014 nuk ka pase efekt imediat ne prishjen e VLAN atehere, por as ne formimin e koalicioneve parazgjedhore.

Madje, Hasani thote se, kalkulimet politike ishin ba para vendimit te atehershem, gja qe simbas tij, tash vetem dihen.

Hasani sqaron se vendimi i Gjykates Kushtetuese asnjihere nuk ka thane qe egzekutivi duhet me ju dhane partise se pare.

“Vendimi i asht pergjigje pyetjeve te presidentes se atehershme, Atifete Jahjaga, qe ka kerkue me definue çashtje krejtesisht procedurale”, thote ai.

Simbas Hasanit, Gjykata nuk ishte pergjigje ne pyetjen se a mundet ne heren e dyte me ja dhane nji kandidati qe nuk i takon partise qe ka fitue ose qe nuk asht parti.

Ai thote se, ne heren e dyte asht diskrecioni i Presidentit te shtetit, qe mundet me ja dhane partise qe nuk e ka shumicen e uleseve ne Kuvend, simbas rezultatit te certifikuem ne zgjedhje.

“Ato qe ndigjohen ne publik jane paqendrueshme”, shprehet ai.

Hasani thote se simbas Kushtetutes, shefi i shtetit asht pergjegjesi kryesor per funksionimin normal te insitutcioneve.

“Per heren e dyte, Gjykata ka thane se, asht diskrecion i shefit te shtetit me dhane mandatin per normalizimin e institucioneve”, thekson ai.

Hasani thote se, koalicionet parazgjedhore nuk lejohen me u prishe deri ne momentin kur certifikohen zgjedhjet.

Hasanit thote se pa diskutim qe ne rastin e pare koalicioni fitues e ka mandatin per formimin e qeverise.

“Mbas certifikimit, per çashtje ligjore, munden me u shperba koalicionet parazgjedhore”, thote ai.

“Shefi i shtetit, heren e dyte mundet me ja dhane partise se dyte per me formue Qeverine, bile mundet me ja dhane edhe ndonji kandidati tjeter, por shefi i shteti e merr pergjegjesine”, ka sqarue Hasani.

Hasani ma tej sqaron se per konstituim te Kuvendit s’mundet me pase shumice tjeter perveç asaj qe ka dale nga zgjedhjet./Rrokum.TV