Hasani: Shejtnimi i Nanës Tereze mundet me shty seancën e 1 Shtatorit për Demarkacionin

naithasani

Në nji prononcim për Indeksonline deputeti, Nait Hasani ka theksue se seanca e 1 Shtatorit per Demarkacionin ka mundësi mos me u mbajt me datën 1 Shtator.

“Seanca e 1 Shtatorit ka mundësi të shtyhet dhe që mos të mbahet në atë datë, por të shtyhet për tre deri në katër ditë ma vonë”, ka thanë Hasani.

Simbas tij, kjo shtymje ka të bajë me Shejtnimin e Nanës Terezë që bahet në Shtator.

“Për arsye të Shejtnimit të Nanës Terezë që bahet me 5 Shtator, besoj se ka me u shty edhe mbajtja e seancës.

Hasani ka riktheksue edhe qendrimin e tij per Demarkacionin.

“Kosova nuk ka territor për me humbë dhe as territor për me shtue. Na jemi për marrëdhanie të mira me Malin e Zi, jemi për Demarkacion me Malin e Zi, por jo në këtë formë që asht vendosë e që asht e papranueshme”, ka thanë Hasani.