Hashim Thaçi e ban për ‘pesë’ pare Albin Kurtin, qe pse!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ja ka kujtue Albin Kurtiti se lufta në Kosovë ka përfundue me shpalljen e pamvarësisë.

Thotë se ky i fundit e ka humb arsyen.

Në nji deklaratë për gazetën Express, Thaçi ka ftue qytetarët që të mos bien pre e Kurtit.

“Liria dhe pamvarësia e Kosovës i ka dhanë fund luftave të përgjakshme të shekullit të kaluem”, ka thanë Thaçi.

Por, si gjithmonë, simbas presidentit Thaçi, ka akterë të ndryshëm të cilët nuk përshtatën dhe nuk e pranojnë paqen dhe bashkëpunimin për arsye të ndryshme.

“Fatkeqësisht, zana të tillë të vetmuem që kanë humb arsyen ka edhe në Kosovë. Prandaj konsideroj se pretendimet dhe thirrjet e tyne për luftë dhe konflikt aq sa janë qesharake, absurde, ato janë të rrezikshme dhe të papranueshme”.

 
“I ftoj qytetarët e Kosovës që mos të bien pre e deklaratave dhe thirrjeve të tilla luftënxitëse. Kosova ka institucionet e veta shtetnore që së bashku me NATO’n kujdesen për lirinë dhe tanësinë territoriale të Republikës së Kosovës”, ka shtue Thaçi.