Hashim Thaçi e do për vete ndertesën e Komitetit

Atifete Jahjaga me 7 Prill ka me dorëzue detyrën.
Për 5 vjet, sa qendroi në krye të shtetit, ajo nuk arriti t’akomodohet me zyra në ndonji objekt të veçantë.

Edhe pse në vjeshtë të vitit 2014 kishte kerkue nga Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi t’ja baj nji zgjidhje, kerkesa e saj nuk u plotësue asnjiherë.

Ndërtesën të cilin e kishte përzgjedh Jahjaga, atë ku tash asht Ministria e Kulturës, Thaçi duket se e ka ruejt për vete.

Hashim Thaçi nuk do ta marrë detyrën e Presidentit pa ju dhanë në shfrytëzim nji hapësinë e veçantë.

Presidenti në ardhje, syrin ja ka vënë objektit ku aktualisht ndodhet Ministria e Kulturës në sheshin qendror të Prishtinës e që gjatë viteve të komunizmit ishte selia kryesore e pushtetit të atëhershëm – e njohun si ndërtesa e Komitetit.