Hashim Thaçi intervistë për Televizionin e Panamasë. Qe për çka ka folë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mori pjesë në inaugurimin e zgjanimit të Kanalit të Panamasë, në nji intervistë për televizionin publik të Panamasë, foli për çashtje të ndryshme përfshi edhe largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Thaçi ka folë edhe për randësinë që Kanali i Panamasë ka për Kosovën.

“Pamvarësisht që vendi ynë nuk ka dalje në det, projekti i madh i Kanalit të Panamasë asht nji mundësi e mirë për me i forcue lidhjet e tjera ndërmjet dy vendeve, si ato ekonomike, ashtu edhe ato politike dhe kulturore” ka thanë Thaçi.

Presidenti theksoi se, nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Panama, kanë me u realizue takime me qëllim të forcimit të marrëdhanieve bilaterale.

“Në fakt, nji delegacion nga Panama ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ndërfetare në Kosovë”.

Thaçi ka folë edhe për luftat e viteve 90’ta në Ballkan.

“Ka hapa të mirë të stabilizimit të regjionit… Këto lufta kanë qenë nji leksion. Kosova ka arritë paqen me Serbinë mbas 100 vjetësh konfliktesh, dhe të dyja vendet kanë përfaqësi në njana-tjetrën”.

Si ndikon Brexit në Kosovë?

“Unë mendoj se Brexit ka me ndikue në tanë botën. Asht nji fillim i ri. Neve vazhdojmë me pasë marrëdhanie të mira me ta. Britania e Madhe, për neve, padyshim, asht nji partner i pazavendësueshëm”.

Thaçi ka vlerësue Panamanë që asht njana nga vendet e para të Amerikës Latine që ka njoftë pamvarësinë e Kosovës.