Hashim Thaçi ka me ligjërue në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale me temën “Kosova: Tue punue për t’ardhmen”

Presidenti i sapozgjedhun i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Institutit të Hagës për Drejtësi Globale (HIGJ) dhe Ambasadës së Kosovës në Mbretninë e Holandës, ka me mbajtë nji ligjëratë me temë “Kosova: Tue punue për t’ardhmen”, si pjesë e serisë së folësve të shquem të këtij institute.
Në faqen zyrtare të HIGJ, shkruen se Presidenti Thaçi, i cili ka me marrë detyrën me 7 Prill, ka me fol për arritjet e Kosovës në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, tue përfshi edhe procesin e normalizimit të marrëdhanieve me Serbinë, rolin e Kosovës si partnere e bashkësisë ndërkombëtare në promovimin e pajtimit dhe mirëkuptimit ndëretnik, dhe për sfidat e vazhdueshme në përballje me krizën e refugjatëve në Lindjen e Mesme.

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 99
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 99