Hashim Thaçi nesër betohet para deputetëve!

thacibetimi

Kuvendi i Kosovës ka thirrë për t’Ejten, n’ora 11:00, seancën solemne për betimin e Presidentit të ri të vendit Hashim Thaçi.

Atifete Jahjaga nesër e dorëzon mandatin e saj presidencial, 5 vjeçar, për ti hap rrugë Hashim Thaçit që ta bajë betimin e të parit të shtetit, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Krejt kjo do të ndodhë në seancën solemne të thirrun n’ora 11:00.

“Betimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij, Hashim Thaçi”, asht pika e vetme e rendit të ditës për seancën e nesërme, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Presidenti Thaçi me gjasë betimin do ta bajë vetëm para deputetëve të koalicionit PDK-LDK dhe atyne të minoriteteve.

Kjo mbasi paritë opozite VV-AAK-NISMA kanë paralajmëru bojkotim të kësaj seance.

Thaçi, mbasi të japë betimin, nji ditë mbas ka organizu ceremoninë e inaugurimit në sheshin “Skenderbeu” të Prishtinës, në të cilën ka ftue mbi 1000 personalitet të ndryshme.