Hashim Thaçi – Presidenti i katërt i Republikës së Kosovës

Hashim Thaçi asht zgjedh në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës me 71 vota për derisa kundërkandidati Rafet Rama s’e ka marrë asnji votë. 10 vota ishin të pavlefshme.

Thaçi asht Presidenti i Katërt i Republikës së Kosovës, prej se Kosova asht shpall e pamvarun, kurse i pesti në historinë e Kosovës.

Para tij, pozitën e Presidentit e kanë mbajt, Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe në fund Atifete Jahjaga.

Thaçi do të jetë President deri në Prill të vitit 2021.

Shumëkush ka parashiku se mbas marrjes së pozitës së kreut të Shtetit, Thaçi do t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.