Havolli e ‘thumbon’ Hasan Pretenin, qe pse!

Luftimi i korrupsionit si dhe parandalimi i konfliktit të interesit, janë vetëm disa nga zotimet e drejtorit të ri të Agjencisë Kundër Korrupcionit, Shaip Havolli.

Humolli në nji konferencë për media tha se kontributi i tij në këtë shërbim ka me qenë ma i madh se i paraardhësit të tij, Hasan Preteni.

“Ka me dhanë kontribut pak ma shumë se Hasan Preteni në luftimin e korrupcionit”, u shpreh ai.

“Do të angazhohemi shumë në parandalimin e konfliktit të interesit. Po ashtu, do të japim kontribut në parandalimin e problemeve në fushën e prokurimit. Do të kemi bashkëpunim të madh me Policinë e Kosovës dhe me EULEX’in për parandalimin dhe luftimin e korrupcionit”, ka thanë Havolli.