Havolli – Eqrem Kryeziut e Nexhat Dacit: Argatë jeni, po argatë të huej

Këshilltari në largim i kryeministri Isa Mustafa, Sokol Havolli, ka vazhdue reagimet e tij në drejtim të ish-anëtarëve të LDK.

Para do dite ai i ka reague për nji deklarate të bame nga ish-nënkryetari i parë i LDK, Eqrem Kryziu, për Indeksonline.

E sot ai ka shkrue nji status drejtue po të njajtit, shtue këtu edhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacin.

Ky asht postimi i plotë:

Juve që her hini e her dilni e her e kallxoni vetën si baballarë të LDK-së e her si të partive tjera e si interpretues të së drejtës: ju ka ecë vakti. Kolë Berisha krejtve ju manë në xhep të vogël. Dinjitet ka reflektu Kola, e ju tjerët, gjithçka, pos dinjitet jo. Argat jeni, po argat të huaj.

Shperndaje në: