Havolli: Ne vitin 2015 kemi rigjenerue 20 mijë vende pune, 2018’ta e permbushe premtimin e Kryeministrit!

Nese strukturat e partise vendosin per kandidaturen teme per kryetar te Prishtines, kjo çashtje duhet me u analizue.

 

Kosova ne krahasim me vitin e kaluem, sivjet asht tue kallxue performance ma te mire ekonomike si dhe ne aspektin e zhvillimit ekonomik.

Derisa per kushtet kreditore, Kosova ka kushte ma te mira se ne te kaluemen.

Keshtu vlereson Sokol Havolli, keshilltar per Ekonomi i kryeministrit Mustafa.

Ai ka thane se Qeveria po mundohet me i ba ma te mirat e mundshme per qytetaret e vendit, tue shtue se ne vitin 2015 jane rinegjerue 20 mije vende pune, derisa ka theksue se viti 2018 ka me permbushe premtimin elektoral te Z. Mustafa.

Derisa per qarkullimin e lajmeve se Havolli mundet me qene kandidat per kryetar te Prishtines, ai ka thane se nese ndodh nji gja e tille, i duhet me analizue  per te ardhmen.

Havolli keto komente i ka ba ne Rrokum Roll te Fidan Jupolli ne Televizionin Rrokum.