Haxha: Telekomi i Kosovës asht tue bankrotue

Ish-drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha ka thanë se asht e paimagjinueshme se në çfarë gjendje asht sjellë kjo kompani.

Haxha ka thanë se fajet për këtë, i ka menaxhmenti aktual që asht jokompetent.

“Nuk ka kompani në Botë që ka pësue debakël, sikur Telekomi i Kosovës në këto dy vitet e fundit. Nuk mbahet mend që nji kompani me qindra miliona të hyna, sot me pas veç gjashtë milionë fitim”, ka shkrue Haxha në profilin tij, në Facebook.

Në fund ai ka thanë se Telekomi i Kosovës asht tue bankrotue.