Haxhiu: Ata që janë në koalicion me Listën Serbe po e krahasojnë VV’në me këtë parti

Albulena Haxhiu nga Vetevendosje ka thane ne Rrokum Roll se marreveshja per Demarkacionin duhet me u kthye ne piken zero.

Ajo thote se nuk ka koncensus per kete cashtje dhe fton Qeverine me reflektue.

Haxhiu ka thane se VV s’ka me qendrue e heshtun perballe sic ka thane ajo, talljes qe po ban Qeveria e Kosoves.

“Kosova nuk mundet me dhane territor per liberalizimin e vizave”, ka thane ajo ne Televizonin Rrokum.

“Jemi te gatshem me i çue perpara procedurat tjera per liberalzimin e vizave”.

Haxhiu ka thane se ata qe jane ne koalicion me Listen Serbe po e krahasojne VV’ne me Listen Serbe.

Ndryshe, Haxhiu ka thane madje se, Lista Serbe duhet me u zhba si parti.

Ajo ka thane se sa ma shpejt qe mbahen zgjedhjet, aq ma mire asht per Kosoven./Rrokum.TV