Haxhiu: Deputetë – lini hipokrizitë, mendoni për premtimet që ja keni ba qytetarëve

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila ndodhet n’arrest shtëpiak me anë të nji statusi ne Facebook i ka ftue qytetarët e Kosovës me marrë pjesë në protestën e nesërme, kundër kandidatit për President.

Ajo i ftoi deputetët e Kuvendi mos me shkue në seancën e nesërme, ku pritet të bahet zgjedhja e Hashim Thaçit President.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq e mikesha,
Dita e nesërme është vendimtare!
Është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme që të mos lejojmë bërjen e Thaçit president, është jetike! Është e rëndësishme që sheshi nesër ne orën 10:00 të mbushet e stërmbushet me gra e burra, pa dallim. Le t’i tregojmë këtij njëriu që i ka sjellë kaq dëme Kosovës, që nuk mund të na përfaqësojë! Le të ja shuajmë njëherë e përgjithmonë ambiciet e sëmura për të na përfaqësuar.
P.S. Deputetët e LDK-së, le të mendojnë për premtimet që ju bënë qytetarëve. Le t’i lënë hipokrizitë. Shkuarja e tyre në seancë, është votë për Thaçin. Mos shkoni në seancë, bëjeni këtë për vendin dhe qytetarët që ju votuan!