Haxhiu i përgjigjet Zemajt

Deklaratën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemajt, se Vetëvendosja e ka “shty Astrit Deharin me vra veten”, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, ka thanë se nuk e merr seriozisht.

“Me ba përgjegjëse Vetëvendosjen për vdekjen e Astrit Deharit me këtë logjikë të mbrapsht të Armend Zemajt asht njajtë sikur me ba përgjegjëse UÇK’n për vdekjen e dëshmorëve ose LDK’n për vrasjet e mbasluftës”, ka thanë Haxhiu në Info Magazine të Klan Kosovës.