Haxhiu: Kurti po shpreson kot, Qeverinë e ban PAN’i

Anëtari i PDK’s, Bekim Haxhiu, në nji intervistë për KosovaPress asht i bindun se Qeverinë e re ka me formue koalicioni PAN që ai e quen “koalicion fitues me PDK në krye”.

Haxhiu, i cili ka arritë që me i marrë votat për m’u ba deputet insiston në atë se edhe kësaj here PDK’ja ka dalë fituese.

“Kjo asht fitore e Partisë Demokratike me 39 deri 40 deputetë në koalicionin që ka udhëheqë Partia Demokratike. Pra, asht koalicioni i PDK me subjektet tjera. PDK asht parti fituese. Mbrenda nji ekipi që e fiton lojën, atëherë nuk mundet me u quejt secili që ka vrapue ma pak ose ma shumë, por ekipi jonë asht ekipi fituese”, tha Haxhiu.

Sa i përket formimit të Qeverisë nga ana e kandidatit për kryeministër nga VV, Albin Kurti, anëtari i PDK thotë se kjo asht nji shpresë e kotë e Kurtit.