Haxhiu: Po perpiqemi me u ba bashke si opozite, per me pengue ratifikimin e Demarkacionit. Nuk perjashtohet as gazi!

“Asht per keqardhje se si Kuvendi i Kosoves u shnderrue ne vegel te Qeverise. Ma as per qytetaret s’jane me randesi seancat qe jane mbajte çdo te Ejte. E pash sot sa jo funksional asht Kuvendi”, tha ne emisionin Rrokum Roll, deputetja nga Levizja Vetevendosje, Albulena Haxhiu.
Simbas saj, po shihet se opozita nuk ka qene pengese per punen ne Kuvend, qysh kan thane qeveritaret.
“Asht mjeruese se qysh po votohen ligjet ne Kuvend”, tha ajo.
Simbas saj, ajo çka tha mbrame deputetja Musliu se PDK po e shqyrton si materie marreveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, asht veç tallje me publikun.
“Mbas 9 muejve qe u nenshkrue marrveshja, ata dalin na thone se po e shqyrtojne si materie! Kjo asht tallje!”.
Ne qofte se asht kusht demarkimi i kufinit per liberalizimin, pse atehere nuk u kerkue edhe demarkacioni me Serbine…se ende s’kemi as me ata”, – pyeti Haxhiu.
Ne vazhdim ajo kallxoi se ne baze te nji sondazhi, ka dale se veç 2% e popullit asht ne pajtim me kete marrveshje.
“Dhe jam e sigurt se ne ate 2% jane qeveritaret”, vlersoi ajo.
Zoja Haxhiu shtoi se e randesishme asht Qeveria me u largue nga kjo marreveshje se, qysh tha ajo, kur te vjen ne Kuvend…ma dihet…, tue aludue se nese shkon ne Kuvend atehere ndodh ratifikimi i marreveshjes.
Haxhiu ne vazhdim u shpreh se jane te sigurt se ka pase takime mes personaliteteve te AAK’s dhe PDK’s, ma saktesisht me Kadri Veselin.
“Kane me dale ma vone keto gjana, jam e sigurt”, u shpreh ajo.

“Sa i takon Enver Hotit, na nuk po marrim njerezit … ata po vijne vet. Le t’i qet ne publik me i deshmue ato çka i paska thane, te gjitha jane shpifje”, tha ajo tue shtue se nuk i vjen mire qe u prish blloku opozitar.