Haxhiu: Presim nga partneri i koalicionit me riformatizue Ministrine e Shendetesise dhe te Zhvillimit Ekonomik!

Edhe nese tensionohet situata gjate riformatizimit jemi te gatshem me shkue ne zgjedhje, ne te gjitha somdazhet jemi te paret.

 

Bekim Haxhiu, deputet i PDK’s ka thane se ka konsulta te vazhueshme sa i perket riformatimit te Qeverise dhe se shihet e nevojshme qe ne resore te caktueme me u ba edhe ndryshime.

Simbas tij, sidomos Ministria e Shendetesise por edhe ajo Zhvillimit Ekonomik ka ngecje te madhe dhe se shihet e nevojshme nji freskim me sjelle njerez adekuat dhe per me ba ndryshime.

Haxhiu ka thane se ne PDK ka demokraci te mbrendshme dhe se ky subjekt politik asht shembull per subjektete tjera.

Derisa sa i perket deputeteve te PDK’s te cilet nuk kane me votue demarkacionin, ai ka thane se secili deputet perseri ka me u provue para elektoratit, derisa ka thane se ketij procesi i ka mungue debati dhe se vendi  nuk ka pase nevoje me pa skena te atilla qysh kane ndodhe ne Kuvend.

Kurse sa i perket atyne qe nuk e njohin perfaqesuesen e Kosoves ne futboll ka thane se nu ka koment tue thane se kush ma mire sot po e prezenton vendin se sa sporti.

Haxhiu si Sekretar i sportit ka thane se Kosova ka me ba gjithcka qe se paku me perfaqesue vendin ne menyren ma te mire te mundshme, tue thane se edhe Kroacine kane me ba telashe.

Keto komente e shume te tjera, Bekim Haxhiu i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.