Haxhiu: Presionet e Kadri Veselit po i detyrojne deputetet mos me i dhane nenshkrimet per seancen e jashtezakonshme per Astrit Deharin

Bislim Zogaj PDK, dhe dy deputet te komuniteteve Danush Ahmeti dhe Veton Berisha jane deputetet qe i larguen nëshkrimet.

 

Albulena Haxhiu, deputete e Vetevendosjes, ka thane se problemi ma i madh per korrupcionin ne vend jane peshqit e medhaj, ku bajne pjese edhe djemt e Isa Mustafes.

Ajo ka thane se jane mbi 70 dosje qe Komuna e Prishtines i ka dergue per Isa Mustafen ne Prokurori dhe ato kane hesht, ngase politika ka nderhye ne sistemin e gjyqesorit.

Por ajo ka thane se afera pronto ma se miri e ka kallxue se si ne kete vend punesohen prokuroret e gjyqtareve, ku simbas saj kjo flet se sa thelle asht i kapun sistemi i drejtesise.

Derisa per humbjen e aktivistit te VV’s Astrit Dehari, ka thane se asht fatekeqesi dhe e dhimbeshme qe po bahen 11 dite dhe asnji zyrtare pergjegjes nuk ka dhane doreheqje.

Ajo madje e ka quejt edhe te pakuptim edhe mosinteresimin e deputeteve me mbajt nji seance te jashtezakonshme per kete rast, tue theksue se ka qene nji terror i jashtezakonshem dhe presion te deputetet te cilet njihere e kane dhane nenshkrimin dhe ne fund jane detyrue me u terheq.

Haxhiu ka thane se familja Dehari ka kerkue qe ne autopsi me u ba nji hetim i pamvarun tue shtue se nuk kane me pranue nji rezultat te tille.

Por ajo ka thane qe mos te mendon askush se ky rast tragjik ka me arrite me i hesht ata dhe se ata kane me kerkue drejtesi per Astritin deri kur te zbardhet krejt e verteta rreth kesaj ngjarje tragjike.

Haxhiu keto komente i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.