Haxhiu: S’pres reflektim nga debati i neserm, mbasi qysh tash ka fillue presioni, shantazhi e terminalet!

Pergjimet vertetuen se sa i kapun asht shteti ku PDK i emnon vete prokuroret e gjyqtaret, andaj e vetmja forme per largim e tyne asht mobilizimi qytetar

Albulena Haxhiu, deputete e Vetevendosjes ka thane se kjo levizje asht e gatshme me mbrojte demarkacionin me krejt qenien e tyne.

Ajo ka thane megjithate se kjo ka me qene e veshtire ngase deputetet jane shite e ble per poste, hesape e pazare te ndryshme ne institucione te ndryshme ne vend.

Derisa per debatin e neserm ajo ka thane se nuk pret ndonji reflektim ngase simbas saj qysh tash ka fillue presioni, shantazhi por edhe shitja e blemja e terminaleve, tue shtue se ata si grup parlamentar kane me kerkue qe me pase fjalen edhe profesor por edhe ekspert e jo vetem fjalen e deputeteve.

Simbas saj, tue e dite se kjo marreveshje asht e damshme tash e sa kohe dhe nese kjo marreveshje ratifikohet, ajo ka paralajmeru se gazi lotsjelles ka qene efektiv ma heret, por ka shtue se kesaj radhe ata nuk kane me pranue n’asnji menyre me ju fale toke Malit te Zi, e qe simbas saj per cdo veprim qe ka me ndodhe qeveria e vendit ka me qene pergjegjese, madje edhe nese vjen deri te tensionimi i situates.

Haxhiu ka thane se kjo marreveshje mbrohet vetem me mobilizim qytetar dhe ata jane te gatshem deri ne vetemohim me mbrojt mbi 8 mije hektar toke te territorit te vendit.

Derisa per pergjimet e fundit, deputetja e Vetevendosjes ka thane se ato jane deshmia ma e mire se ky shtet asht i kapun prej nji kaste kriminelesh te cilet vetem me nji mobilizim qytetar munden me u rrxu prej pushteti.

Ajo keto komente i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.