Haziri: 10 ditëshi i Pacollit s’asht ultimatum, po diçka tjetër

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri konsideron se dhania e afatit prej 10 ditëve nga presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për LDK’n dhe Lëvizjen Vetëvendosje për zhbllokimin e ngërçit politik, duhet me u pa në funksion të propozimit të tij për nji qeveri gjithpërfshimëse e jo si ultimatum.

Kjo mbasi që simbas Hazirit, po të shihej si ultimatum, ai nuk kishte me prodhue zgjidhje për këtë problem, por kishte me çu “ujë në mulli të PAN’it”, u shpreh ai.

“Deklarata e z. Pacolli duhet me u pa në funksion të propozimit të tij për nji qeveri gjithpërfshimëse, e cila e ka qëllimin politik të cilin vet z. Pacolli e ka spjegue. Unë besoj shumë që nuk ka të baj me ultimatum, por ndërtimi i perceptimit publik në ultimatume të ndërsjellta ma shumë asht me çu ujë në mulli të PAN’it se sa me çu drejtë nji opcioni, i cili zgjedh problem”, tha ai për “Gazeta Blic”.