Haziri godet partitë tjera: Na jemi në frymën rugoviane, të tjerat janë parti të kusherijve

Lutfi Haziri

Përgjatë nji tubimi me strukturat e nji nëndege të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, kryetari i kësaj komune, nënkryetar i LDK’s, Lutfi Haziri, ka ‘goditë’ kundërshtarët e politikë.

Ai ka thanë se LDK asht ndërtue dhe funksionon në frymën rugovioane, e hapun për të gjithë kuadrot e reja, gratë dhe të gjithë qytetarët, të cilët kanë interes ndërtimin e vendit.

“Në këtë vend pra, asht fryma rugoviane. Na me këtë frymë jemi të vendosun me punue, me u zhvillue dhe qeverisë tue qenë të hapun me konkurrencë të shnoshë. Ndërsa, të tjerët janë zavendësuesit e tipit ‘herë unë, e herë baci, sepse janë parti të kusherijve”, ka thanë Haziri.

Shperndaje në: