Haziri: I kam ngue deklaratat e Grabovcit, nuk kemi nevoje permes publikut me komunikue, por mes paleve te Koalicionit

Haziri: Mos harroni, Komisioni asht formue kur ka qene Hashim Thaçi kryeminister

Ne emisionin Rrokum Roll ka fole Lutfi Haziri nga LDK nepermjet lidhjes telefonike. Ai ka komentue lidhun me zhvillimet e fundit qe kane te bajne me temen e shumeperfolun te Demarkacionit.

“Ambasada amerikane dhe disa shtete te BE si Gjermania, kane dhane kontribut te jashtezakonshem ne çashtjen e Demarkacionit me Malin e Zi”, ka thane nepermjet telefonit Haziri.

Haziri ka thane se keto shtete e kane pranue punen e Komisionit te Kosoves per caktimin e vijes kufitare.

“Ata e kane kofirmue punen e komisiont te Kosoves”, ka thane Haziri, tue lane me kuptue se me kete pune gjithcka asht ne rregull.

“Ky asht proces i Kosoves, dhe nese konstatohet gjendja faktike e kufinit, ajo asht valide, sepse e percakton kufinin e vitit 1974”, tue insistue se kjo pune asht e Kosoves.

“Jam per nji proces te konfirmimit, pocesi me shtete fqije duhet me krijue raporte te mira”, ka thane Haziri.

Haziri ne vazhdim ka permden faktin se kur asht themelue Komisioni per hartimin e vijes kufitare me Malin e Zi, nuk ka qene Isa Mustafa kryeminister.

“Duhet me deshmue komisioni shtetnor nese nuk asht ne rregull Demarkacioni, dhe ky komision asht emnu ne kohen kur s’ka qene Isa Mustafa kryeminister”.

Ai ka komentue edhe deklaratat e Adem Grabovcit lidhun me Demarkacionin dhe per ndryshimin eventual te qendrimit nga ana e partnerit te koalicionit qeverises, PDK.

“PDK nuk ka dale me qendrim per ndryshim te vendimit, edhe pse na e trajtojme me seriozitet deklaraten e Grabovcit, perderisa ka seriozitet ne deklarate, por PDK duhet me u marre me kete dhe me dale me nji qendrim”, ka thane Haziri.