Haziri ja kthen Veselit: Bani deklarata interesante kur propozoi zgjedhje!

Nënkryetari i LDK’s, Lufti Haziri ka thanë se ideja e Kryetarit të PDK’s për zgjedhje të reja, nuk asht e qellueme dhe as nuk përkrahet nga Partia e Isa Mustafës.

Haziri ka thanë se ide të tilla janë deklarata dhe lëvizje interesante të udhëheqjes së PDK’s.

Ky zyrtar i LDK’s dyshon se PDK s’ka punue seriozisht për çashtjen e demarkacionit kur po leshon akuza në këtë kohë.

Lutfi Haziri po thotë se ideja për zgjedhje të reja nuk asht rrugëdalje për situatën aktuale politike por LDK e PDK duhet të fokusohen te zgjidhja e problemeve me demarkacionin, liberalizimin e vizave dhe zhvillimin ekonomik.

 

“Si Nënkryetar i LDK’s mund të them se asht nji deklaratë interesante dhe lëvizje interesante politike në të njajtën kohë. Sepse marrëveshja e koalicionit, apo koalicioni i “Elefantëve’ nuk asht lidhun mbi parimin e kalimit të demarkacionit apo asociacionit. Marrëveshja asht lidh për nji mandat qeverisës, që merr për obligim rritjen ekonomike, përmisimin e kushteve dhe jetës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thanë Haziri.