Haziri ka nji porosi për Konjufcën

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, vazhdon me përkrah nji bashkëpunim mes LDK dhe Vetëvendosjes.

Ai ka thanë se dy partitë kanë qëllimin për me bashkëpunue dhe për me ba qeverinë në rast të dështimit të PAN’it.

Këto deklarime Haziri i ka thanë të Shtunën për lajmi.net, tue komentue deklaratën e shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thanë se nga takimet që kanë zhvillue më LDK, nuk ka pa ndonji vullnet nga ta për me bashkëpunue me Vetëvendosjen.

“Ne takimet me Vetëvendosjen i zhvillojmë në nivel kryetarësh dhe grupeve punuese. Në këto takime nuk e kam pa z.Konjufca”.

“Unë besojë se na qe i mbajmë këto takime, e kemi udhën dhe i kemi qëllimet e përbashkëta për me kapitalziu opcionin e qeverisjes për herën e dytë simbas të drejtës kushtetuese”, ka thanë Haziri.