Haziri kundër Avdullah Hotit, qe çka thotë për koalicionin me VV

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, dëshiron koalicionin me VV, për dallim nga lidershipi i LDK’, i cili ka kërkue nga VV që të distancohet nga aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe sulmet ndaj liderit të LDK, Isa Mustafa.

Haziri, parashikon krizë të thellë politike. Ai në emisionin politik “Debat” të Radio Televizionit të Kosovës që transmetohet sonte nga ora 20:00, theksoi se LDK në asnji mënyrë nuk ia ban numrat PAN’it për kryetar të Kuvendit.“

Ata po bajnë hajgare tue ike nga seancat e Kuvendit, duhet ta marrin përgjegjësinë për mos me bllokue formimin e institucioneve”, nënvizoi ai.

Haziri tha se personalisht e favorizon koalicionin me VV edhe pse për nji gja të tillë dy para dy dite kandidati i LDK për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se VV duhet të distancohet nga dhuna në Kuvend dhe aktet e tjera ndaj kryetarit të LDK dhe familjes së tij.