Haziri: LDK i ka votat, Demarkacioni punë e kryeme. Lista Serbe, viktimë e presionit rus

Haziri: Koaliciani asht shumë stabil, Demarkacioni nuk e prish atë

Ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum mysafir ishte njani nga nenkrytaret e LDK’s Lutfi Haziri, me te cilin diskutue per aktualitetin politik.

Haziri tha se me ate cka ndodhi dje ne Kuvend askush nuk ka fitue dhe askush nuk ka humbe, por vetem cka asht prolongue procesi.

“Lajmi i mire asht se Fajon insiston qe cashtja e liberalizimit mos me u shtye ma”, tha Haziri, tue shtue se, megjithate Demarkacioni asht i lidhun me procesin e liberalizimit te vizave per Kosoven.

“Me PDK na ka bashkue interesi kombetar, statusi i Kosoves, tue sakrifikue politikisht, sepse kemi dallime te medha, ndersa kesaj here PDK ka qene ma tolerante, sepse ka pranue qe LDK me udheheqe me postin e kryeministrit”, thekson Haziri.

Sa i perket Koalicionit qeverises, Haziri tha se ky koalicion funksionon mire dhe nuk ka ndonji plasaritje.

Haziri ka thane se Kosova ka fillue me u nda bardhe e zi ne Kosove, krejt kjo fale opozites, qe ka tendenca me mbarte ndamjen ideologjike qe asht ne parlament edhe te populli.

Mungesen e Listes Serbe ne Kuvend dje, Haziri e ka komentue me faktin se, kjo Liste ka qene nen presion te Opozites serbe ne Mal te Zi, sepse ata jane kundershtaret ma te mdhaj ne pamvaresise se Kosoves.

Haziri ka thane se krejt kjo asht fale ndikimit rus qe ka ne Ballkan, jo vec te opozita ne Mal te Zi, mbasi qe Rusise i pengon ndikimi amerikan ne keto vende.

Sa i perket votimit te Demarkacionit, Haziri ka thane se definitivisht ky proces ka me u kry.

“Lista Serbe nuk ka interes me u zhvillue Kosova”, ka thane Haziri, tue thane se kjo liste nuk asht faktor ne Kosove.

Haziri ka thane se, ne Kosove ka degradue fjalori dhe komunikimi politik, dhe kete e kemi ble pa pare nga Shqipnia, edhe pse atje dijne me u ule me bisedue dhe me i zgjidhe cashtjet. Deri vone Kosova ka qene shembull ne komunikim.

Ka kalue koha e diktaturave, kur te tjeret kane ardhe ne pushtet me trazira dhe me dhune, per kete jam i sigurt, ka thane nder te tjera Haziri, ne emisionin e drejtuem nga Fidan Jupolli.