Haziri: Me PDK’në nuk kemi partneritet të dashnisë

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë partnerë në dashni, por janë ba bashkë për realizimin e qëllimeve politike, ka thanë nënkryetari i LDK’s, Lutfi Haziri, në Ora e Fundit në Klan Kosova.

Haziri, tue përdorë fjalët e kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli, ka thanë se “s’bahet nami nëse shkohet në zgjedhje”, por megjithatë, tash nuk asht momenti i duhun.

“LDK-PDK s’kanë partneritet të dashnisë, përkundrazi, por zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Kosova duhet me u pregaditë për koncensuse nacionale, për tema siç asht Gjykata Speciale”, ka thanë Haziri.