Haziri: Nuk luhet koalicioni

Pamvarësisht se nji numër deputetësh nga të dy partitë politike të koalicionit qeveritar në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë shfaq haptas kundërshtime ndaj formës së tanishme të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, kjo nuk ka me çue deri te luhatja e stabilitetit të koalicionit qeverisës, vlerësojnë zyrtarët e këtyne dy partive politike në pushtet.

Simbas tyne, koalicioni qeverisës asht koalicion programor, që përmban nji program qeverisës për të cilin janë pajtue të dyja palët, përveç ndamjes së pushtetit, simbas detyrave kushtetuese.

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aktualisht kryetar i Komunës së Gjilanit, tue folë për Radion “Europa e Lirë” ka përkujtue se koalicioni qeverisës edhe ma parë ka pasë dallime, të cilat janë tejkalue. Nji gja e tillë, simbas tij, pati ndodh edhe gjatë zbatimit të marrëveshjes politike për detyrën e presidentit, por edhe të votimit të kryeministrit dhe se situatat e tilla janë përballue.