Haziri tregon se çka u bisedue në takimin mes LDK’s e Vetëvendosjes

Lidhja Demokratike ka realizue takimin e dytë me Lëvizjen Vetëvendosje që nga mbajtja e zgjedhjeve më 11 Qershor.

Nënkryetari i LDK’s, Lutfi Haziri, ka tregue për Gazetën Express se kush mori pjesë në këtë takim dhe a u arrit ndonji marrëveshje mes palëve.

Haziri ka ba të ditun se në takimin me VV’n, i dyti ky mbas zgjedhjeve, morën pjesë ai dhe i nominuemi për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti.

“Asht takimi ynë i dytë mbas 11 Qershorit, përveç liderët që kanë pasë takim në nivel kryetarësh. Kemi bisedue për çashtje programore dhe pikat e diskutueshme në kuadër të programeve”, ka thanë Haziri.

Ai ka shtue se posti i kryeministrit nuk ka qenë pjesë e diskutimit dhe gjendet në kuadër të agjentave të dy subjekteve. Haziri theksoi se fillimi i këtyne bisedimeve ka për qëllim vetëm çashtjet programore.