Haziri: U tërheka vet nga nominimi për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot prezentoi Avdullah Hotin të nominuem nga kjo parti për kryeministër, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 Qershorit.

Në këtë garë ishte edhe nënkryetari i LDK’s dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri në nji prononcim për Gazetën Metro, e ka konfirmue se ka qenë në garë, dhe se asht tërhekë vet.

Ai ka thanë se vendimin për tërhekje e ka marrë sot në mëngjes.