Haziri: Une jam per voten mandatare ose per lista te mbylluna. Listat e hapuna nuk e kane krye punen e vet

Lutfi Haziri ne nji lidhje telefonike per Rrokum Roll tha se Komisioni nderkombetar, i ftuem nga Presidentja e Republikes, e ka vertetue qe s’jane ba shkelje sa i perket demarkacionit me Malin e Zi nga Komisioni kosovar.

“Nuk e kemi per ngut sa i perket proceseve ligjore”, tha Haziri, tue shtue se marreveshja duhet me u ratifikue sa ma shpejte per shkak se asht kriter i liberalizimit te vizave.

“Ka pase takime, ka pase bisedime dhe ne tanesi asht mbylle ma”, dha si pergjigje Haziri kur u pyet pse s’ka reagime nga Qeveria sa i perket Demarkacionit.

“E kam permend ne emisionin e juej, e po e theksoj prape, demarkacioni ma i randesishem asht ai qe ka me ndodh me Serbine, aty duhet me pase kujdes”, theksoi Haziri.

Lutfi Haziri foli edhe per ligjin per zgjedhjet.

“Definitivisht Kosova duhet me ndryshe ligjin per zgjedhje, duhet me vendos dhe me vleresue kete ligj. Asht njani nga kriteret per lista te hapuna apo te mbylluna. Une e kam udheheq Komisionin parazgjedhor kur kemi vendos se asht ma mire me i ba listat e hapuna, por asht manipulue shume”, tha Haziri dhe potencoi se ai vet asht per lista te mbylluna, por qysh tha ai, “jam ma shume per me ba reformen zgjedhore”.