Haziri vjen me nji deklaratë interesante për Teuta Rugovën

Pamvarësisht faktit se deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK, Teuta Rugova, i ka dhanë mbështetje koalicionit PAN në seancën e parë konstituive, nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, ende beson se ajo nukka me veprue njisojë në seancën e radhës, kur pritet të votohet i nominuemi i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit.

“Teuta ka votue me dorë të majtë herën e kalueme, besoj shumë që ka me qenë racionale dhe ka me votue me dorë të djathtë herën e ardhshme, kjo i bjen që me mbajtë fjalën publike që e ka thanë se ka me votue karshi vendimeve të kryesisë dhe grupit parlamentar të LDK’s”, tha Haziri për “Gazeta Blic”.