Haziri vjen me nji premtim të madh për Haradinajn për ligjin e Demarkacionit

Janë ba ma shumë se dy vjet që kur asht nënshkrue marrëveshja për demarkimin e kufinit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Mirëpo, nga ky ligj nuk pajtohet lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj i cili po shprehet tejet i bindun se kjo marrëveshje asht me plotë gabime.

Andaj simbas tij, e njajta sapo të formohet Qeveria e re duhet m’u përmisue dhe m’u vendos nji ligj i ri që kufini me shtetin fqinj me qenë në pikat Kullë dhe Çakorr.

Nënkryetari i LDK’s, Lutfi Haziri ka komentue për Indeksonline këto deklarata të Haradinajt tue cilësue si thashetheme të kota.

Simbas, Hazirit s’ka asnji fuqi që mundet me ndryshue ligjin i cili asht miratue në Qeveri.

Më tej, ai ka theksue se në atë ditë që e sjellin në Kuvend ligjin e ri për këtë çashtje, LDK ka me vlerësue dhe ka me dhanë qëndrimin e saj për votën.

Tutje, Haziri ka thanë qartë se nuk ka asnji fuqi që e ndryshon atë ligj, por nëse kanë fuqi me ndryshu atë ligj, ai personalisht ka thanë se ka me ja dhanë dorën dhe ka me përshëndetë.

 

Shperndaje në: