Haziri: Ymeri sot e degradoi fjalorin politik. LDK nuk bjen ne gracken e tyne!

Lutfi Haziri, Nenkryetari i pare i LDK’s ne nji lidhje telefonike ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ka thane se shtymja per Demarkacionin asht vendos per shkak te kalendarit te orareve qe ka Kryesia e Kuvendit e jo me ndonji vendim te LDK’s.

Derisa per gazin lotsjelles qe asht kthy ne Kuvend, Haziri ka thane se perkunder suksesit te Majlinda Kelmendit ne Lojnat Olimpike dhe koncertit te Dua Lipes ne Prishtine po ndodhin keto skena te gazit sa qe po ndikojne edhe ne prishjen e imazhin te vendit.

Kurse per fjalorin qe po e perdorin liderat ne vend koheve te fundit, Haziri ka thane se jane devalvue tue shtue se kjo gjuhe nuk i perket politikaneve, derisa  fjalorin e Ymerit te VV’s  e ka konsiderue te papranueshem, por ka thane se  nuk asht LDK inferiore  qe bjen ne gracken e tyne.

Haziri po ashtu  ka konfirmue  se ne takimet qe kane mbajt sot me strukturat e LDK’s jane pajtue me ruejt unitetin politik dhe natyrisht edhe deputetet ka thane se duhet me ju nenshtrue vendimit te partise me votue per demarkacionin dhe vendimet e tjera te randesishme qe e presin vendin

Nenkryetari i LDK’s i cili asht edhe kryetar i Gjilanit ka thane se LDK nuk ka ma opcione te tjera vec me rrite reflektimin e saj edhe karshi besimit qytetar, dhe ne kete rast duhet me qene unik e me i tejkalue edhe keto procese te rana per vendin.

Ai ka thane se vendin nuk mundet me mbajt peng kuaza per territore te cilat vec jane zgjidhe madje edhe ne bisedimet e Vjenes, Haziri ka rikujtue se ka pase kercenime te ndryshme nga grupe te caktueme madje edhe dy te ri e kane dhane jeten dhe sot ajo ka kalue dhe procesit nuk jane ndale.

Haziri ka thane se prandaj edhe sot asht koha qe krejt klasa politike ne vend me u sjell kujdesshem e ndergjegjshem per interesat dhe proceset qe jane jetike per t’ardhmen e vendit.