Hebrejt e Kosovës, reagojnë ndaj deklaratave raciste të kandidatit të VV’s, për kryetar të Rohovecit

Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova e ndanë shqetësimin me shumë kosovarë për gjuhën e urrejtjes të promovueme nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit z.Visar Korenica.

Reagimi:

Nxitja e gjuhës së urrejtjes për neve mbetet e papranueshme dhe rrezikon vlerat demokratike të Republikës së Kosovës, e cila në fondament të kushtetutës e promovon nje shoqëri shumë etnike dhe po ashtu e afirmon qartë edhe diversitetin kulturor e fetar.

E ftojmë kreun e Lëvizjes Vetëvendosje të distancohet publikisht nga gjuha e kandidatit të tyre për kryetar të Rahovecit. Ne mbetemi të përkushtuar të punojmë për ndërtimin e raporteve të mira të brendshme kulturore e fetare sikurse që dëshirojmë të besojmë se rasti i z Korenica paraqet një shembull të izoluar. Për lirinë dhe demokracinë qe sot e ka Kosova kanë kontribuar shumë politikan Hebrej në administratat e presidenteve të SHBA-ve. Lidershipi dhe populli i Kosovës jemi të inkurajuar se e çmon këtë rol vendimtar e historik te tyre. Prandaj rasti i z Korenica kërkojmë ta adresoni me seriozitetin më të lartë për të dhënë mesazhin se dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë