Hekurudhat në krizë të madhe, qe dy javë s’ka operim të trenave

Hekurudhat e Kosovës po ballafaqohen me nji krizë të madhe financiare kohët e fundit. Kjo ka ba që tash e dy javë mos me pasë asnji qarkullim të trenave në vendin tonë.

“Na e kemi paralajmërue disa herë opinionin publik, nëpërmjet deklaratave dhe intervistave që i kemi pasë për çashtje të krizës, por edhe për çashtje të zhvillimeve të përgjithshme, po ka qenë kompania TRAINKOS, e cila asht kompani e veçantë që merret me operimin e transportit të udhëtarëve dhe mallnave, e cila në pamundësi për m’i mbajtë dhe operue trenat dhe mjetet lëvizëse në mungesë deri te karburanti si material elementar asht detyrue me i ndërpre trenat dhe kjo ka ndodhë në fillim të muejit Gusht. Pra, ka dy javë ditë që të gjithë trenat nacionalë të udhëtarëve që kanë operue në Kosovë nuk operojnë ma, gja që TRAINKOS nuk asht në mundësi që m’i shërbye qytetarët në krejt territorin e vendit”, ka theksue Agron Thaçi, kryeshef egzekutiv i INFRAKOS, në RTK.