Helmohen 731 ushtarë turq

731 ushtarakë në kazermën e ushtrisë turke në Manisa janë përballë me probleme intoksikimi, të shoqnueme me të vjelluna, mbas nji darke, ndërkohë që rreth 400 prej tyne janë dërgue në spital.

Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Ishik, deklaroi sot se 72 ushtarë janë ende në spital për trajtim të matejshëm dhe se nuk ka rrezik jete për asnjanin prej tyne.

I shoqnuem nga komandanti i forcave të kambësorisë, gjenerali Zeki Çollak, ministri Ishik, vizitoi sot ushtarakët në spital.

Kryetari i provincës Manisa, Mustafa Hakan Guvencer, deklaroi se ende nuk mundet me thanë saktë arsyen e helmimit të ushtarakëve dhe se për këtë po kryhet nji hetim.