Heshtje kolektive për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Edhe në këtë 8 Mars, Lëvizja Vetëvendosje ngriti temën e viktimave të dhunës seksuale të luftës së regjimit serb. Kjo Lëvizje vlerëson se edhe 17 vjet mbas luftës, nga institucionet vendore nuk asht ba asnji hap sa i përket kësaj kategorie.

Nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti, tha se gjendja e viktimave të dhunës ka ndryshue vetëm në aspektin formalo- juridik tue i njoftë këto viktima vetëm si kategori të dala nga lufta.

Para shumë të pranishmëve, drejtuesja e sekretariatet të grues, Nazmie Balaj, lexoi disa nga dëshmitë e viktimave të dhunës, tue thanë se këto tmerre e krime kundër njerzimit kërkojnë drejtësi. Ajo tha se asnji nga autoret e këtyne krimeve nuk asht dënue deri tash.

Në Kosove ka nji heshtje e nji harrese kolektive ndaj ktyne krimeve. Kerkojmë qe nga sot e tutje te mos i thërrasin viktima te dhunimeve, sepse ato për ne jane heroina te gjalla, përfundoi Balaj.

Ndërsa lideri i Vetëvendojes Visar Imeri, tha se e ka të vështirë me urue 8 Marsin si nji festë.

Kemi nevojë me urue e jo me festue. Ju uroj 8 Marsin e organizimit, vendosmënisë dhe protestës, jo për lule, jo për festë, por për nji 8 Mars ku shoqnia nuk ndahet në vajza, djem e burra, por në qytatarë, tha i pari i Vetëvendsjes.

Ligji për njohjen e statusit të viktimave për personat e dhunuem seksualisht në luftë asht aporuvue para 3 vitesh dhe megjithatë ende s’asht në zbatim.