Hetim i ri kundër Fatmir Limajt. Qe çka po hetohet tash!

limaj

Prokuroria Speciale, po e heton ish-komandant Çelikun për nji rast të ri të krimeve të luftës.

Po dyshohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë në rajonin e Malishevës.

Fatmir Limaj, i njohun si komandant Çeliku, dyshohet se ka dorë n’ekzekutimin pa gjyq të Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja.

Asokohe Limaj ishte komandant i zonës.
Në këtë cilësi asht ftue që sot të merret në pyetje në Prokurorinë Speciale në cilësinë e të dyshuemit.

Mesohet se Limaj do të merret në pyetje sot n’ora 16:00 në Prokurori.

Ai asht i dyshuemi kryesor për këto dy vrasje./Insajderi/