Hetimet për lidhje me ISIS: 150 veta merren në pyetje nga antiterrori dhe prokuroria në Shqipni

Nji kallëp tritoli, nji armë dhe fishekë u gjetën në shtëpinë e Ervin Dukës. 29 vjeçari nga Pogradeci dyshohet se për mbi 6 muej ka qenë luftar në radhët e Shtetit Islamik, por që u kthye në Shqipni mbasi u plagos. “Krehja” që Anti-terrori i Policisë së Shtetit në Shqipni bashkë me Shërbimet Sekrete dhe Prokurorinë për Krime të Randa po u ban tanë elementëve të dyshuem si të lidhun me ekstremistët myslimanë, bani që Ervin Duka me u arrestue. Ai nuk pati fatin e 150 shqiptarëve të tjerë të cilët gjatë javës së fundit janë lanë të lirë mbasi janë marrë në pyetje.

ABC News ka mësue se që nga mëngjesi i së Shtunës së javës së kalueme e deri mbramjen e kësaj të Premte janë shoqnue nga Anti-terrori i Policisë së Shtetit, shërbimet sekrete dhe prokuroria për krime të randa rreth 150 persona të dyshuem si besimtarë myslimanë me primje ekstremiste.

Mes të shoqnuemve kanë qenë krejt të identifikuemit e kthyem nga Siria, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e strukturave te Shtetit Islamik ose Al-Nusra për disa muej. Shoqnimet përgjithësisht janë ba gjatë mbramjeve, ku për disa orë këta persona janë marrë në pyetje. Të gjithë personat që janë marrë në pyetje, thuejse janë pyetë për lidhjet e mundshme me 4 të arrestuemit të fundjavës së kalueme dhe 9 te dënuemit e grupit të parë të xhihadistëve, janë pyetë edhe për takimet mes tyne dhe bisedat e zhvillueme. Gjithashtu, burimet thonë se janë verifikue edhe lidhjet e personave në Kosovë. Në mesin e të shoqënuemve mësohet se kane qenë edhe personat, numrat e telefonit të të cilëve janë gjetë në aparatet e 11 të arrestuemve për terrorizëm në Kosovë. Këto shoqnime janë ba me dyshimin se munden me qenë personat që bashkëpunonin me celulat e dyshueme si të ISIS në Kosovë. Nga ana tjetër, burimet thonë se veç të kthyemve nga Siria, janë shoqnue edhe ata besimtarë e imamë të xhamive të ndryshme në vend, të cilët janë identifikue për primjet radikale.

Të gjithë këto persona janë marrë në pyetje nga antiterrori i Policisë së Shtetit dhe prokurori i çashtjes Eugen Beçi që po heton për personat e përfshimë në celulat e ISIS në Shqipni. Gjatë marrjes në pyetje burimet thonë se kanë asistue edhe efektivë të SHISH’it të cilët prej muejsh kanë në ndjekje dhe vëzhgim personat me primje fetare ekstremiste.