Hetimi: Grushti i shtetit në Turqi u organizue nga gjenerali amerikan, përdori CIA’n për shpërndamjen e pareve?!

Organizatori dhe personi që ka ba shpërndamjen financiare të përpjekjes për grusht-shteti në Turqi, simbas nji hetimi të fundit rezulton me qenë nji komandant amerikan.

“Az.Avision.az” raporton se gjenerali John F. Campbell ishte nji nga figurat kryesore, i cili ka organizue dhe menaxhue ushtarët gjatë përpjekjes për grusht-shteti.

Burime të afërta me procesin e vazhdueshëm ligjor të burgosunve pro-grushtit të shtetit thanë se, Campbell kishte pague të paktën dy vizita të mshefta në Turqi që nga Maji, deri në ditën e përpjekje për grusht-shteti

Campbell, gjithashtu mori ma shumë se 2 miliardë dollarë transaksione të pareve nëpërmjet bankës dhe ka përdorë lidhjet e CIA’s për t’i shpërnda ato në mesin e personelit ushtarak pro-grushtit të shtetit në Turqi.

Burime ushtarake thanë se, gjenerali amerikan kishte ba disa takime sekrete në bazën ushtarake të “Erzurum”por edhe bazën ajrore të “Inicrlik”.

Hetimi shpalosi se nëse përpjekja grusht-shteti kishte me qenë e suksesshme, Campbell ka pasë me vizitue Turqinë sërish shumë shpejt.